![Yamal flet për eksperiencën e hatashme tek Barça](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/19/200x200_Yamal-600x3601721377977.jpg)
Havertz i kryen testet mjekësore, para kalimit në Chelsea për 100 mln euro
![Havertz i kryen testet mjekësore, para kalimit në Chelsea për 100 mln euro](/uploads/kosova-sot/images/2020/September/02/auto_Havertz-600x3601599053880.jpg)
Kai Havertz i ka kryer me sukses testet mjekësore me Chelsean, para se t’i bashkohet klubit londinez nga Bayer Leverkusen për 100 milionë euro, sipas mediave gjermane.
Chelsea është pajtuar ta blejë 21-vjeçarin për një shumë rekorde për klubin, duke i paguar 80 milionë euro fillimisht, e pasta edhe 20 milionë euro bonuse.
Sipas gazetës Bild, Havertz i kreu testet mjekësore me Chelsean në Londër të dielën dhe pastaj iu bashkua Kombëtares së Gjermanisë të hënën për ndeshjet e shtatorit.
Havertz do të jetë blerja e gjashtë e Chelseat këtë verë, pas Hakim Ziyech, Timo Werner, Ben Chilwell, Thiago Silva and Malang Sarr.
(Kosova Sot Online)