Lexoni edhe:
Babai i Messit le të kuptohet se Leo do të qëndrojë në Barcelonë
Houston Rockets bëhet skuadra e fundit që siguron Play Off-in në NBA, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin e ngushtë 104-102 përballë Oklahoma City Thunder dhe të kualifikohet me bilancin e përgjithshëm 4-3.
Në “AdventHealth Arena” të Orlandos u zhvillua një përballje mjaft spektakolare dhe e luftuar, pasi të dy skuadrat e kishin të qartë që vetëm njëra do të mund të avanconte më tej, ndërsa në fund fati ishte me Rockets, që tani do të gjejë përballë Los Angeles Lakers në çerekfinale.
Fraksioni i parë dhe i katërt i ndeshjes shkuan në favor të City Thunder, ndonëse me avantazh të lehtë, ndërsa Houston fitoi pjesën e dytë dhe të tretë, duke ia dalë të ruajë edhe kryesimin e rezultatit final.
Kanadezi i Oklahomës, Luguentz Dort ishte më i miri i ndeshjes me 30 pikë të shënuara, 4 rikuperime dhe një asist, ndërsa ylli i Houston Rockets, James Harden nuk arriti të bëjë diferencën, duke mbetur si rrallëherë me më pak se 20 pikë të realizuara.
Babai i Messit le të kuptohet se Leo do të qëndrojë në Barcelonë Lexoni edhe:
Pak kilometra më tutje, në “HP Field House” të Orlandos, Miami Heat mposhti Milwaukee Bucks edhe në përballjen e dytë çerekfinale, duke marrë një avantazh 2-0 me ndeshje dhe duke rritur shanset për të kaluar në gjysmëfinale.
Bucks e nisën shumë keq ndeshjen dhe në fund të fraksionit të parë e panë veten në disavantazh të 9 pikëve, ndërsa më pas provuan reagimin dhe arritën të fitojnë të tre pjesët e tjera, por pa ia dalë të përmbysin sfidën, që përfundoi me shifrat 114-116.
Greku Antetonkounmpo dhe amerikani Middleton ishin më të mirët e ndeshjes, por që nuk ndihmuan dot Milwaukeen të shmangë humbjen, ndërsa te Miami Heat spikati sërish ylli slloven i skuadrës Goran Dragic.
(Kosova Sot Online )