Lexoni edhe:
Në Siberi po shfaqen gropa masive dhe misterioze, nuk dihet si po krijohen
Shqipëria e nisi me fitore edicionin e dytë të Ligës së Kampionëve, pasi triumfoi me shifrat 0-2 në Minsk ndaj Bjellorusisë, ndërsa trajneri Edi Reja u shfaq mjaft i kënaqur me paraqitjen e kuqezinjve në fushën e lojës.
Sa i kënaqur jeni me paraqitjen dhe mbi të gjitha fitoren?
Objektivi ynë ishte të merrnim fitoren dhe kryesimin e grupit dhe besoj se ia arritëm qëllimit. Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë, kur edhe gjetëm golin e avantazhit, ndërsa më pas patëm një rënie të pritshme fizike, ndaj u vendosëm pak më mbrapa. Dua të veçoj punën shumë të mirë të bërë në fazën mbrojtëse, ku lexuam në perfeksion manovrën e kundërshtarit. Jam i kënaqur me paraqitjen dhe mbi të gjitha me fitoren.
Tri ditë më vonë vjen Lituania në Tiranë. A është kohë e mjaftueshme për të rikuperuar fizikisht?
Në Siberi po shfaqen gropa masive dhe misterioze, nuk dihet si po krijohen Lexoni edhe:
Është pak e vështirë, pasi nuk jemi në gjendjen më të mirë fizike dhe për më tepër pas ndeshjes sot na pret edhe një udhëtim i lodhshëm, por do të provojmë të rikuperojmë të gjitha forcat.
Cili repart u pëlqeu më shumë dhe ku do ndryshoni në ndeshjen e ardhshme?
Mbrojtja bëri një ndeshje perfekte, duke mos i lejuar asgjë kundërshtarit, ndërsa sulmi pati oshilacione, pasi shpesh e ulte ritmin, duke mos mbajtur topin. Më pëlqyen edhe tre mesfushorët, që vrapuan shumë gjatë gjithë ndeshjes dhe na dhanë superioritet në thuajse të gjithë sektorët e fushës.
A do të bëni ndryshime për ndeshjen ndaj Lituanisë?
Të shohim si do ta përgatitim ndeshjen ndaj Lituanisë, pasi të kemi ndjekur edhe ndeshjen e tyre ndaj Kazakistanit, për të krijuar një ide më të plotë. Jam krenar që jam trajner i kësaj skuadre dhe këtij grupi, me djem të shkëlqyer që tregojnë gatishmëri. Do të mendojmë sigurisht për të marrë fitoren, por edhe për të ardhmen, për të përfshirë elementë të rinj.
(Kosova Sot Online )