![](/uploads/kosova-sot/images/2020/September/05/200x200_Reja-600x3601599292730.png)
Lexoni edhe:
Reja i lumtur me fitoren në Ligën e Kombeve, lavdëron mbrojtjen
Sokol Cikalleshi zhbllokoi sfidën ndaj Bjellorusisë dhe i dha mundësinë skuadrës kombëtare të menaxhojë mirë një ndeshje të komplikuar, për vetë faktin që kuqezinjtë kishin mangësi fizike në raport me kundërshtarin.
Në përfundim të ndeshjes sulmuesi u shfaq mjaft i kënaqur për golin dhe fitoren, ndërsa u bëri thirrje shokëve të tij që të vlerësojnë maksimalisht kundërshtarin e radhës, Lituaninë.
“Riktheheshim pas shumë kohësh dhe ka qenë shumë e vështirë kjo ndeshje. Gjendja jonë fizike nuk ishte në nivelin e duhur, ndaj jam shumë i lumtur që i hapa rrugën e fitores ekipit, me golin që shënova.
Reja i lumtur me fitoren në Ligën e Kombeve, lavdëron mbrojtjenLexoni edhe:
Ky ishte kundërshtari ynë më i vështirë për vendin e parë, por kemi bërë gjysmën e punës me këtë triumf. Me ekipet e dobëta kemi hasur vështirësi, ndaj uroj që pas 3 ditësh të bëjmë përsëri fitore. Çdo prurje e re është në të mirë të Kombëtares. Në momentin kur rritet konkurrenca, të gjithë japin maksimumin. Uroj që të bëjnë hapat e duhura dhe ta ndihmojnë Kombëtaren”, tha Cikalleshi.
(Kosova Sot Online )