
Lexoni edhe:
Messi është Mbreti i Katalonjës, do të pensionohet në Barcelonë – thotë eksperti i La Ligës
Interi është shumë i vendosur për ta transferuar N’Golo Kanten nga Chelsea gjatë kësaj vere.
Mesfushori francez është synimi kryesor i trajnerit Antonio Conte këtë verë, sipas mediave italiane.
Kante dhe Conte kanë punuar së bashku gjatë kohës së këtij të fundit në stolin e Chelseat.
Zikaltrit janë të gatshëm t’i shesin Joao Marion, Ivan Perisicin dhe Dalber Henriquen, në mënyrë që ta financojnë blerjen e Kantes, i cili vlerësohet 70 milionë euro.
Interi ishte pranë transferimit të Sandro Tonalit nga Brescia, por hoqi dorë nga ai pikërisht për francezin.
(Kosova Sot Online )