Reagon Djokovic pasi u përjashtua nga US Open sepse e goditi me top gjyqtaren

  • 07 September 2020 - 09:24
Reagon Djokovic pasi u përjashtua nga US Open sepse e goditi me top gjyqtaren

Novak Djokovic ka kërkuar falje që e ka goditur me top në fyt gjyqtaren e vijave në US Open, duke thënë se ndien keqardhje që i ka shkaktuar asaj aq shumë stres.

Numri një i botës, Djokovic u diskualifikua nga ndeshja e rundit të katërt kundër spanjollit Pablo Carreno Busta, për shkak të këtij incidenti. Tenisti serb i nxori një top nga xhepi dhe e goditi atë me reketin e tij nga mbrapa, duke e qëlluar drejt e në fyt gjyqtaren.

“Jam vërtet i trishtuar dhe i palumtur për shkak të kësaj ndodhie”, tha Djokovic në një reagim pasi u përjashtua nga grand slami i US Open.

“Më vjen shumë keq që i kam shkaktuar asaj stres të tillë. Ndodhi pa kurrfarë qëllimi. Ishte shumë gabim. Nuk po e bëj publik emrin e saj për hir të privatësisë së saj”, shtoi ai.

Pas një diskutimi të gjatë, Djokovic u përjashtua nga US Open nga zyrtarët e turneut amerikan.

Ai do t’i humbë të gjitha pikët e fituara deri tani në US Open dhe po ashtu edhe paratë të cilat i ka fituar në këto katër runde. Serbi 33-vjeçar rrezikon edhe të gjobitet.

(Kosova Sot Online )