Lexoni edhe:
Joshua e mohon takimin e dashurisë me gruan e yllit të Man City, Mahrez
Novak Djokovic ka bërë përpjekje të mëdha por të pasuksesshme për t’i shpëtuar përjashtimit nga Grand Slami US Open, pasi e goditi me top në fyt gjyqtaren e vijave, saqë i propozoi zyrtarit të lartë të turneut të përdorë opsione të tjera, duke thënë se gruaja e lënduar nuk kishte nevojë për tretman mjekësor. Por numri një i botës, Djokovic u diskualifikua nga ndeshja e rundit të katërt kundër spanjollit Pablo Carreno Busta, për shkak të këtij incident. Tenisti serb e nxori një top nga xhepi dhe e goditi atë me reketin e tij nga mbrapa, duke e qëlluar drejt e në fyt gjyqtaren.Pavarësisht se nuk u duk se e bëri me qëllim, rregullat e US Open kërkojnë diskualifikim për një incident të tillë. Serbi u mundua t’i shpëtojë përjashtimit nga ky turne, duke iu lutur zyrtarit të lartë t’i shikonte mundësitë dhe të mendonte për karrierën e tij. “Ajo nuk ka nevojë të shkojë në spital për këtë. A do ta zgjedhësh diskualifikimin në këtë situatë? Karriera ime, Grand Slami, në qendër të vëmendjes?” Djokovic i thotë gjyqtarit Soeren Friemel.
Joshua e mohon takimin e dashurisë me gruan e yllit të Man City, Mahrez Lexoni edhe:
Friemel, i cili u mbështet nga zyrtari i lartë i US Open, Andreas Egli, nuk u tërhoq, edhe pas serbi i propozoi: “Mund ta përdorësh ndëshkimin me game, me set, ke shumë opsione”. 33-vjeçari kërkoi falje më vonë në një komunikatë për media. “Jam vërtet i trishtuar dhe i palumtur për shkak të kësaj ndodhie”, tha Djokovic në një reagim pasi u përjashtua nga grand slami i US Open. “Më vjen shumë keq që i kam shkaktuar asaj stres të tillë. Ndodhi pa kurrfarë qëllimi. Ishte shumë gabim. Nuk po e bëj publik emrin e saj për hir të privatësisë së saj”, shtoi ai. Ai do t’i humbë të gjitha pikët e fituara deri tani në US Open dhe po ashtu edhe paratë të cilat i ka fituar në këto katër runde. Serbi 33-vjeçar rrezikon edhe të gjobitet.
(Kosova Sot Online )