Reagon Lyoni ndaj lajmeve për kalimin e Depay në Barcelonë

  • 10 September 2020 - 08:56
Reagon Lyoni ndaj lajmeve për kalimin e Depay në Barcelonë

Drejtori sportiv i Lyonit, Juninho, ka thënë se Barcelona nuk e ka bërë asnjë ofertë zyrtare për Memphis Depay, e ardhmja e të cilit në klubin francez mbetet e paqartë. Depay është synim i Barçës, pas emërimit të ish-trajnerit të Holandës, Ronald Koeman, në stolin e katalonasve. Përveç gjigantit spanjoll, interesim për holandezin ka shfaqur edhe Roma në Serie A. Ish-sulmuesi i Manchester United ka kontratë me Lyonin vetëm deri në verën e vitit 2021.

Duke folur për të ardhmen e Depay, Juninho tha: “Ne nuk e kemi marrë asnjë ofertë zyrtare nga Barça”. “Para lëndimit serioz, Memphis e mori një ofertë nga presidenti (Jean-Michel) Aulas për ta zgjatur kontratën me ne, por kërkoi kohë për të menduar. Nëse na vjen ndonjë ofertë, do të mendojmë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )