“Messi kishte nevojë për një profesionist që të negociojë largimin nga Barça, jo babai i tij”

  • S.A /
  • 12 September 2020 - 09:44
“Messi kishte nevojë për një profesionist që të negociojë largimin nga Barça, jo babai i tij”

Leo sot s’do të ishte në Barcelonë nëse do të kishte punësuar një agjent që di të merret me këto punë, thotë Crespo.

Legjenda e Argjentinës, Hernan Crespo, ka deklaruar se nëse Lionel Messi me të vërtetë ka dashur të largohet nga Barcelona, është dashur të punësojë një profesionist si ndërmjetësues për të arritur marrëveshje, e jo babai i tij. Leo, në intervistën e gjatë për GOAL, ku tregoi se vendosi të qëndrojë te katalunasti pas rrethanave të krijuara – zbuloi se vërtet deshi të largohet nga Barça, por klauzola 700 milionë euro, që ai kishte menduar se nuk vlen, prishi gjithçka.

“Në këto rrethana i është dashur një profesionist, e jo babai i tij”, tha ishi i Chelseas dhe Milan për TyC Sports.

“Nuk është njëjtë të flasë një agjent si babai, sepse në fund të fundit po flet babai i tij për një çështje. Agjenti nuk do të ndalet dhe të shikojë prapa dhe të ndikohet nga ndjenjat kur të nisë një punë për të bërë”.

“Nuk dua të tregojë mos respekt për babain e tij, por ai nuk ka mjaftueshëm përvojë për këto gjëra”.

“Jemi duke folur për drejtorë, kontrata dhe para. Ju keni nevojë për dikë që e bën këtë punë vazhdimisht”.

(Kosova Sot Online )