Djokovic: Kurrë s’do ta harroj përjashtimin nga US Open
Novak Djokovic thotë se kurrë nuk do të jetë në gjendje ta harrojë përjashtimin nga US Open, pasi e kishte goditur me top në fyt gjyqtaren e vijave.
Djokovic u diskualifikua nga rundi i katërt në përballje me Pablo Carreno Busta, për shkak të goditjes ndaj gjyqtares.
Serbi e humbi toruan pasi tenisti spanjoll ia fitoi shërbimin në setin e parë për të kaluar në epërsi 6:5, dhe si pasojë e nxori një top nga xhepi dhe e goditi atë me reketin e tij i mllefosur, duke e qëlluar drejt e në fyt gjyqtaren e vijave, Laura Clark.
Numri një i botës ka kërkuar falje tashmë për këtë incident, për shkak të të cilit u gjobit me 10 mijë dollarë dhe iu morën 250 mijë dollarët e fituar deri në rundin e katërt si dhe iu hoqën të gjitha pikët e fituara në turneun amerikan.
Duke folur të hënën në një konferencë për media në Romë, 33-vjeçari tha: “Ishte plotësisht e paqëllimshme dhe e papritur, por kur e godet topin ashtu ka mundësi ta godasësh dike në fushë”.
“E pranova gabimin dhe m’u desh ta lë prapa. Natyrisht se nuk e kam harruar, mendoj se kurrë nuk do ta harroj”, shtoi ai.
“Natyrisht se ka qenë tronditëse ta përfundojë turneun në US Open në atë mënyrë”, e pranoi ai.
Oh my god, Djokovic got disqualified from the US Open.pic.twitter.com/yCo3Lqw0tg
— Dov Kleiman (@NFL_DovKleiman) September 6, 2020
Number 1 player in the world gets disqualified from the US Open over what seems to be an honest mistake. pic.twitter.com/tO2addZZ97
— Dov Kleiman (@NFL_DovKleiman) September 6, 2020
(Kosova Sot Online)