
Lexoni edhe:
Bandat e krimit bëjnë biznes me shëndetin e popullit në kohë pandemie
Sulmuesi i Lyonit, Memphis Depay, do t’i bashkohet Barcelonës në ditët në vijim, pas arritjes së marrëveshjes në vlerë 25 milionë euro plus bonuse. Lajmi është bërë i ditur nga mediat në Holandë. Synimi kryesor i Barcelonës këtë verë ishte sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, por gjiganti katalonas dështoi në përpjekjet e veta për t’i siguruar shërbimet e tij. Interi e ka hequr nga tregu argjentinasin dhe menaxheri i tij konfirmoi dje se Lautaro do të qëndrojë në Giuseppe Meazza.
Bandat e krimit bëjnë biznes me shëndetin e popullit në kohë pandemieLexoni edhe:
Depay ishte i dyti në listën e ngushtë të trajnerit të ri Ronald Koeman, bashkëkombësit të tij, nën urdhrat e të cilit ka luajtur në Kombëtaren e Holandës.
Gazeta e madhe holandeze, De Telegraaf, raporton se marrëveshja për Depay është arritur tashmë.
“Memphis do të luajë përkrah Lionel Messit”, shkruan e përditshmja holandeze.
26-vjeçari ishte dëshira e parë e Koemanit më t’u emëruar trajner i Barçës.
(Kosova Sot Online )