ZYRTARE: Marash Kumbulla, lojtar i Romës

  • 17 September 2020 - 16:28
ZYRTARE: Marash Kumbulla, lojtar i Romës

Edhe zyrtarisht, Marash Kumbulla është futbollisti më i ri i Romës.

Përmes faqes zyrtare, Roma ka konfirmuar se e ka transferuar Marash Kumbullën nga Hellas Verona.

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, do të mbajë fanellën me numër 24 në sezonin e ri me Romën.

Raportohet se kumbulla është huazuar për 2 sezone me obligimin e blerjes.

Ai do t’i kushtojë Romës 13.5 milionë euro + 3 të tjera bonuse.

(Kosova Sot Online )