Lexoni edhe:
Të gjitha përplasjet Veliu-Vetëvendosje gjatë seancës së djeshme të Kuvendit
Tashmë është zyrtare, Eduard Rroca bëhet pjesë e Istanbulsporit në Turqi.
Pasi i dha lamtumirën Kukësit (luajti ndeshjen e fundit ndaj Wolfsburgut), mesfushori 27-vjeçar i bashkohet klubit të kategorisë së dytë turke. Rroca ka firmosur kontratë 4-vjecare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër. Një karrierë në ngjitje për lojtarin e lindur në Librazhd, i cili e nisi futbollin te Tërbuni, për të spikatur më pas te Luftëtari.
Të gjitha përplasjet Veliu-Vetëvendosje gjatë seancës së djeshme të KuvenditLexoni edhe:
Në janar 2019 u bë pjesë e Kukësit, duke dhënë kontribut për një sezon e gjysmë. Kjo do të jetë përvoja e parë jashtë Shqipërisë, në një skuadër që kërkon ngjitjen në elitën e futbollit turk.