
Pasi e quajti palaço presidentin e Serie A gjobitet shefi i Interit

Kryetari i Interit, Steven Zhang, është gjobitur nga Federata e Futbollit e Italisë, për shkak se e kishte kritikuar ashpër presidentin e Serie A, Paolo Dal Pino, për mënyrën sesi ishte marrë me krizën e koronavirusit.
Zhang ishte kritik i madh i vendimit të Serie A për t’i vazhduar ndeshjet në mars, duke e quajtur palaço Dal Pinon për shpërfilljen e shëndetit publik,
Në atë kohë, liga pati vendosur që takimi i Interit me Juventusin, një ndeshje pothuajse përcaktuese në luftë për titull, duhej të zhvillohej më 8 mars dhe ky takim doli të ishte i fundit para se liga të ndërpritej përkohësisht për shkak të koronavirusit.
Zhang është urdhëruar t’i paguajë 8 mijë euro gjobë.
Zhang pati shkruar në Instagram: “Të luash jashtë orarit dhe gjithmonë duke e konsideruar dytësor shëndetin publik”
“Ju mbase jeni palaçoja më i madh dhe më i errët që e kam parë. 24 orë? 48 orë? 7 ditë? Çfarë tjetër? Cili është hapi juaj i radhës? Dhe tani flisni për sportivitet dhe garë të sinqertë?”
“Po, ty po të flas. Presidentit të Lega, Paolo Dal Pino. Trup të kesh. Ka ardhur koha të marrësh përgjegjësi. Këtë e bëjmë ne më 2020!”
Interi e humbi atë ndeshje 2:0 dhe Juventusi e bëri një hap tjetër të madh para se të shpallej kampion i Italisë për herë të nëntë radhazi.
Zhang është urdhëruar t’i paguajë 8 mijë euro gjobë, ndërsa Interi është gjobitur me 5 mijë euro.
(Kosova Sot Online)