Lexoni edhe:
Pasi e quajti palaço presidentin e Serie A gjobitet shefi i Interit
Zlatan Ibrahimovic i shënoi dy gola në ndeshjen hapëse të Milanit në Serie A kundër Bolognës të hënën mbrëma, por thotë se do t’i kishte shënuar katër gola sikur të ishte më i ri.
Sulmuesi veteran i shënoi të dy golat e fitores 2:0 për skuadrën e Stefano Piloit në San Siro, një gol fantastik me kokë pas një harkimi nga Theo Hernandez dhe një penallti në pjesën e dytë.
38-vjeçari ishte shumë afër het-trikut, por goditja e tij e fuqishme shkoi pak mbi portë edhe pse e mposhti portierin Lukasz Skorupski, duke e humbur mundësinë të bëhej lojtari më i vjetër në historinë të Serie A që i shënon tre gola në një ndeshje.
Pasi e quajti palaço presidentin e Serie A gjobitet shefi i InteritLexoni edhe:
“Jam mirë, po punoj. Kjo është ndeshja e dytë zyrtarë për ne”, tha Ibrahimovic për Sky Sports Italia pas ndeshjes.
“Ne fituam, por unë kam mundur të shënoja më shumë gola. Sikur të isha 20 vjeçar, do t’i kisha shënuar edhe dy gola të tjera. Unë jam si Benjamin Button, unë kam lindur i vjetër dhe do të vdes i ri”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online )