
Lexoni edhe:
Ibrahimovic: Sot i shënova 2 gola, po të isha 20 vjeç do t’i shënoja 4
Arturo Vidal i është bashkuar Interit edhe zyrtarisht nga Barcelona. Mesfushori kilian ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me zikaltrit, me mundësi për një vit shtesë. Mesfushori kilian i bashkohet Interit si lojtar i lirë, por gjiganti italian dhe Barcelona kanë rënë në ujdi për një shumë prej 1 milionë euro bonuse. Vidal mbërriti në Milano të dielën dhe i kreu testet mjekësore me klubin zikaltër, para se të nënshkruajë marrëveshje dyvjeçare.
Ibrahimovic: Sot i shënova 2 gola, po të isha 20 vjeç do t’i shënoja 4 Lexoni edhe:
Vidal ishte në mesin e disa futbollistëve të padëshiruar nga trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman.Kiliani u rikthye në Serie A pesë vjet pasi e braktisi Juventusin për t’iu bashkuar Bayern Munich. Në Inter, ai ribashkohet me ish-trajnerin e vet te Juve, Antonio Conte dhe me bashkatdhetarin e vet Alexis Sanchez.
(Kosova Sot Online )