Lexoni edhe:
Vdes ish-presidenti i Gjilanit Shukri Sylejmani
Drita ka udhëtuar sot drejt Polonisë, ku nesër mbrëma do të përballet me Legia Warsaw, në një ndeshje të rundit të tretë kualifikues për Ligën e Evropës. Klubi gjilanas dje mori konfirmimin se u janë kthyer negative të gjitha testet e futbollistëve të vet për koronavirus, në prag të takimit me klubin polak. Kampionia e Kosovës Drita është në kërkim të më shumë historisë kur e viziton Poloninë për t’u përballur me Legia të enjten në rundin e tretë kualifikues në garën dytësore evropiane.
Vdes ish-presidenti i Gjilanit Shukri Sylejmani Lexoni edhe:
Kaltërebardhët i kryen përgatitjet për këtë ndeshje në Durrës të Shqipërisë dhe e ka marrë dritën jeshile për të udhëtuar drejt Polonisë pasi nuk e ka asnjë rast me koronavirus në skuadër.
Drita u nis sot nga aeroporti i Tiranës “Nënë Tereza” dhe pritet të mbërrijë në Poloni në mesditë.
(Kosova Sot Online )