
Lexoni edhe:
Arsenali po zhvillohet pa Ozilin, thotë trajneri Arteta
Ylli i Paris Saint-Germain, Angel De Maria, e ka kritikuar ashpër vendimin e Argjentinës për të mos e ftuar për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kupën e Botës.
Në fillim të kësaj jave, trajneri Lionel Scaloni e publikoi listën me lojtarët e ftuar për ndeshjet kundër Ekuadorit dhe Bolivisë muajin e ardhshëm, por pa një emër të madh sic është Di Maria.
Arsenali po zhvillohet pa Ozilin, thotë trajneri Arteta Lexoni edhe:
Anësori 32-vjeçar i shënoi 12 gola dhe i përgatiti 23 të tjera në të gjitha garat për PSG-në sezonin e kaluar dhe është e qartë se ndien se e meriton një vend në ekipin e vet kombëtar.
“Nuk mund ta gjej asnjë shpjegim për këtë. Nuk kam fjalë. Ekipi kombëtar i Argjentinës është më i rëndësishmi për mua”, tha Di Maria.
“Nëse në PSG i grah këmbëve e bëj për të pasur mundësi të luaj për ekipin kombëtar dhe për të qenë në gjendje të garoj. E kam të vështirë ta kuptoj sesi nuk ftohem kur jam në çastin tim më të mirë”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online )