Pamje: Suarez shpërthen në lot në konferencën e lamtumirës me Barcelonën

  • 24 September 2020 - 13:43
Pamje: Suarez shpërthen në lot në konferencën e lamtumirës me Barcelonën

Luis Suarezi nuk ka mundur t’i përmbajë lotët e pikëllimit duke folur në një konferencë lamtumire me Barcelonën, pasi u largua për t’iu bashkuar klubit rival Atletico Madrid. Barcelona konfirmoi sot se Luis Suarezi i është bashkuar Atletico Madridit, pasi ky klubet spanjolle arritën marrëveshje për sulmuesin uruguaian. Atletico do t’ia paguajë Barçës 6 milionë euro për shërbimet e Suarezit, i cili u largua nga Camp Nou pas gjashtë sezoneve në klub. Duke folur të hënën në konferencë me presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, sulmuesi uruguaian me lot në sy tha se gjithmonë do të jetë tifoz i Barcelonës dhe se po largohet pasi e jetësoi ëndrrën për ta veshur fanellën blaugrana. “Kurrë nuk e kam menduar se do ta arrija atë që e kam arritur në këto gjashtë vjet të mrekullueshme, por largohem krenar. Me vete do të bartë kujtime shumë të bukura. Ka qenë e mrekullueshme të jem pjesë e Barçës”, tha Suarez. “I falënderoj të gjithë, këtu përfundon një epokë për të cilën jam krenar”, shtoi ai.

Ai largohet nga Barcelona si golashënuesi i tretë më i mirë në histori të klubit me 198 gola, si dhe me 13 trofe të fituar gjatë gjashtë vjetëve në Camp Nou.Sulmuesi uruguaian u pajtua për ta ulur pagën për t’iu bashkuar Atleticos, pasi kalimi në Juventus i dështoi për shkak të problemeve me pasaportën.Atletico duhet ta paguajë një shumë prej 6 milionë eurosh për 33-vjeçarin, e cila do të bëhet vetëm në bazë të bonuseve të ndryshme. Në Atletico, Suarezi do t’i fitojë gjysmën e 30 milionë eurove që i fitonte në Barcelonë në vit.

(Kosova Sot Online )