
Lexoni edhe:
Naser Ramadani thotë se ata që i kritikuan për menaxhimin e situatës me COVID-19 do të skuqen
Etrit Berisha i prish debutimin Monzas në Serinë B. Në sfidën hapëse të kampionatit, ekipi me pronar Silvio Berlusconin (president vëllai i “Kavalierit”, Paolo Berlusconi) barazoi 0-0 me SPAL-in dhe meritë të veçantë për shmangien e humbjes së ekipit që sezonin e kaluar ishte në Serinë A e ka “gardiani” shqiptar.
31-vjeçari i lindur në Prishtinë i priti penalltinë danezit të Monzas, Christian Gytkjaer, kur kishin mbetur vetëm tetë minuta nga përfundimi i kohës së rregullt.
Në stadiumin “Brianteo” të Monzas u zhvillua përgjithësisht një ndeshje e bukur, me vendësit që imponuan ritmin e lartë, por asnjëra nga skuadrat nuk arriti të tundte rrjetën kundërshtare.
(Kosova Sot Online )