
Lexoni edhe:
Ylli i Man City pas humbjes 5:2 kudër Leicesterit: Kundërshtari s’bëri asgjë, jam i hutuar
Sikur humbja turpëruese 6:1 kundër Atletico Madridit të dielën të mos i mjaftonte, Granada është tallur edhe në rrjetet sociale nga kush tjetër pos njëri prej sponsorëve të vet.
Winmax, sponsor i Granadas, e talli klubin andaluzian pas humbjes shkatërruese kundër Atletico Madridit në La Liga.
Winmax, një kompani e basteve sportive, është sponsori kryesor i Granadas, emri dhe logoja e të cilës shfaqet në pjesën e përparme të fanellës së klubit.
Në një postim në Twitter, Winmax e publikoi një hartë të lëvizjeve të sulmuesit të Atleticos, Joao Felix, në formë penisi.
(Kosova Sot Online )