
Lexoni edhe:
Konfirmohen 14 raste me koronavirus në testimin e dytë te Genoa
Serbët e Kosovës kanë vendosur ta shpërblejnë tenistin e njohur duke ia vendosur një rruge në Kllokot emrin e tij
Novak Djokovic konsiderohet si hero për serbët.
Konfirmohen 14 raste me koronavirus në testimin e dytë te GenoaLexoni edhe:
Tenisti serb e ka shfaqur shpesh nacionalizmin përmes deklaratave, duke e konsideruar Kosovën ende si pjesë të Serbisë, ndërsa i ka ndihmuar kohë pas kohe edhe bashkëkombësit e tij që jetojnë në Kosovë.
Për këtë, serbët e Kosovës kanë vendosur ta shpërblejnë atë duke ia vendosur një rruge emrin e tij.
Në fakt, siç njofton portali “kosovo-online.com” në Kllokot një rrugë e mban emrin “Novak Djokovic”.
Me iniciativën e qytetarëve, në mbledhjen e mëparshme të Kuvendit të Komunës së Kllokotit unanimisht u mbështet propozimi qe rruga në fjalë ta mbajë emrin e njërit prej tenistëve më të mirë në botë.
Kryetari i kësaj Komune, Bozidar Dejanovic thotë se tenisti serb e meriton këtë shpërblim.
“Në këtë mënyrë, qytetarët donin ta falënderonin atë për të gjithë vëmendjen dhe ndihmën që ai e ofron me vetëmohim për serbët e Kosovës”, ka thënë Dejanovic.
Sipas këtij të fundit, ky propozim është mbështetur gjithashtu edhe nga pesë anëtarë të kryesisë së Kuvendit të kombësisë shqiptare.
Djokovic ka folur shpesh për përjetimet e tij gjatë bombardimeve të NATO-s në Kosovë e Serbi në vitin 1999.
Thuhet se prindërit e 33 vjeçarit kanë prejardhje nga Kosova, ndërsa babai i tij është nga Sveçani.
Djokovic, i lindur në Beograd, e kishte vizituar qytetin e Mitrovicës në vitin 2008.
(Kosova Sot Online)