Armenët e quajnë Kosovën pjesë të Serbisë, para takimit me klubin serb në Ligën e Evropës

  • 01 October 2020 - 10:46
Armenët e quajnë Kosovën pjesë të Serbisë, para takimit me klubin serb në Ligën e Evropës

Tifozët e Ararat-Armania, kombi i të cilëve është në prag të luftës me Azerbajxhanin, e kanë quajtur Kosovën pjesë të Serbisë, para takimit të së enjtes kundër klubit serb, Crvena Zvezda, në Ligën e Evropës.

Baneri me mbishkrimin “Artsakh-u është Armeni, Kosova është Serbi” u postua edhe në faqen zyrtare të klubit armen, para se të fshihej më vonë.

Ararat-Armenia nuk do të jetë në gjendje ta mirëpres Zvezdën në vendin e vet për shkak të konfliktit, prandaj ndeshja e play-off për pjesëmarrje në fazën grupore në Ligën e Evropës do të luhet sonte në Qipro.

(Kosova Sot Online )