
Lexoni edhe:
A e festoi golin Ansu Fati si Cristiano Ronaldo?
Milani mbylli në mënyrën më të mirë një mbrëmje që në një moment u duk se do të shndërrohej në makth.
Kuqezinjtë u kualifikuan në fazën e grupeve të Europa League teksa e mposhti Rio Avesin vetëm pas goditjeve të 11-metërshave (u goditën plot 24 penallti), e të mendosh që barazimi 2-2 u arrit vetëm në minutën e 122-të po me penallti.
Bashkë me futbollistët festoi si i çmendur edhe Stefano Pioli, i cili e pranoi se do të ishte një turp nëse kuqezinjtë do të eliminoheshin.
A e festoi golin Ansu Fati si Cristiano Ronaldo? Lexoni edhe:
“Penalltitë janë lotari, por djemtë e merituan kualifikimin për përpjekjen dhe të gjithë gjithë punën që është bërë. Jam i kënaqur. Isha i sigurt se djemtë mund ta përmbysnin rezultatin. Pastaj, te goditjet e 11-metërshave kundërshtarët patën mundësinë ta mbyllnin tri herë, kishte ende shpresë. Do të ishte mekat po të eliminoheshim, ky ishte objektivi i parë sezonal i arritur i një rruge që filloi vitin e kaluar.”
Objektivi, sipas Piolit, është të vazhdohet në këtë rrugë:
“Rezultatet pozitive ndihmojnë për t’u rikuperuar më shpejt. Grupi nuk do të jetë kurrë më problem, ky është një grup që punon mirë, po bën mirë. Ne nuk mendojmë se jemi më të mirët në botë apo në Itali, ne synojmë të jemi thjesht konkurrues në nivelet më të larta.”
(Kosova Sot Online )