Klopp ia tregon derën Shaqirit, zbulon arsyen pse nuk ishte as në bankën rezervë

  • 02 October 2020 - 09:52
Klopp ia tregon derën Shaqirit, zbulon arsyen pse nuk ishte as në bankën rezervë

Xherdan Shaqiri mund ta ketë luajtur ndeshjen e fundit me fanellën e Liverpoolit ditë më parë kundër Lincoln, ku edhe shënoi gol të bukur.

28-vjeçari ka qenë hije në Liverpool në 18 muajt e fundit dhe duket se zgjidhja më e mirë është largimi.

Ai nuk ishte në bankën rezervë as në ndeshjen kundër Arsenalit dhe Jurgen Klopp, në njëfarë mënyre, tregoi të vërtetën dhe dha sinjale se Shaqa duhet të kërkojë klub tjetër.

“Nuk mund dhe nuk dua të them asgjë për këtë. Ajo që mund të them është se ai nuk është i dëmtuar dhe nuk është jashtë për arsye disiplinore”, u shpreh Klopp.

“Është një periudhë e vitit kur një trajner merr disa informata, atëherë unë duhet të reagoj për këtë”.

Shaqiri lidhet me një rikthim në Itali, atje ku për disa muaj vite më parë luajti me fanellën e Interit.

Ai kërkohet edhe nga disa klube në Turqi, ndërsa nuk përjashtohet edhe një transferim i mundshëm në Bundesliga.

(Kosova Sot Online )