Mayoral arrin në Romë, kryen testet mjekësore

  • E. /
  • 02 October 2020 - 14:05
Mayoral arrin në Romë, kryen testet mjekësore

Borja Mayoral ka kryer testet mjekësore te AS Roma.

Spanjolli arriti në Romë në mëngjesin e së premtes dhe tashmë ka mbetur vetëm firma për t’u zyrtarizuar te Roma.

Roma ka arritur marrëveshje për huazimin e Mayoral nga Real Madrid deri në fund të sezonit.

U raportua se Mayoral mund të qëndrojë në ekipin e Zinedine Zidane, por jo, zëvendësuesi i Karim Benzemas do të vazhdojë të jetë Luka Jovic.

(KosovaSot Online)