
Lexoni edhe:
Ftohet edhe Xherdan Shaqiri
Hazard do të mungojë sërish në El Clasico, ashtu si vitin e kaluar.
Asgjë nuk po i ecën siç duhet Eden Hazardit te Real Madridi.
Pasi u kthye nga pushimet verore me probleme, Hazard punoi shumë një muaj dhe kur u mendua se është gati, një ditë para se të bëjë paraqitjen e parë për sezonin 2020/21, ai u dëmtua në stërvitje.
Ftohet edhe Xherdan ShaqiriLexoni edhe:
Eden, sipas mediave spanjolle, do të mungojë gjithë tetorin.
Kështu, ai do të humbasë sfidat kundër Levantes, Cadiz dhe më e rëndësishmja do të humbasë sërish një ndeshje të ‘El Clasicos’, ku çdo lojtarë që e vesh fanellën e Realit dhe Barçës, dëshiron të luajë në netë të tilla.
Hazard për shkak të problemeve nuk luajti në asnjërën prej El Clasicove sezonin e parë dhe s’do të luajë në El Clasicon e parë as në sezonin e dytë.
Eden Hazard ka startuar vetëm në 14 ndeshje prej 40 në La Liga për Real Madridin që kur iu bashkua nga Chelsea për 160 milionë euro.
(Kosova Sot Online)