Lexoni edhe:
Dembele edhe më afër Manchester Unitedit
Sot, në Nyion të Zvicrës, u hodh shorti i fazës së grupeve të Europa League-s, ku marrin pjesë 48 skuadra, të shpërndara në 12 grupe me nga 4 ekipe. Goglat, të ndikuara edhe nga vendosja e skuadrave në vazo (4), shmangën përplasjet e mëdha. Kështu Roma, ku luan futbollisti i Kombëtares Kuqezi, Marash Kumbulla, emri i parë që u zbulua në shorti, bën pjesë në Grupin A, ku si kundërshtar më të fortë ka Young Boys, ekipin zvicëran që eliminoi Tiranën në play off.
Dembele edhe më afër Manchester UniteditLexoni edhe:
Short i lehtë për Arsenalin, që si rival më të fortë në Grupin B ka Rapidin e Vjenës, ndërsa Napoli i Elseid Hysajt duhet të bëjë llogaritë me Real Sociedadin, ku luan Adnan Januzaj, dhe Alkmaarin në Grupin F. Milani, që u kualifikua me shumë fat në fazën e grupeve (eliminoi me 11-metërsha Rio Aves), u shortua në Grupin H, ku duhet të bëjë llogaritë me Celtic dhe Spartën e Pragës. Grup i lehtë për Tottenhamin e Mourinhos, me kundërshtarë të tillë si Ludogorets apo LASK Linz.
NDARJA E SKUADRAVE NË 12 GRUPE:
Grupi A: Roma, Young Boys, Cluj, CSKA Sofia
Grupi B: Arsenal, Rapid Vienna, Molde, Dundalk
Grupi C: Bayer Leverkusen, Slavia Praga, Hapoel Beer Sheva, Nice
Grupi D: Benfica, Standard Liege, Rangers, Lech Poznan
Grupi E: PSV Eindhoven, Paok, Granada, Omonia
Grupi F: Napoli, Real Sociedad, AZ Alkmaar, Rijeka
Grupi G: Sporting Braga, Leicester, AEK Athinë, Zorya Luhansk
Grupi H: Celtic, Sparta Praga, Milan, Lille
Grupi I: Villarreal, Qarabag, Maccabi, Sivasspor
Grupi J: Tottenham, Ludogorets, LASK, Royal Antwerp
Grupi K: CSKA Mosca, Dinamo Zagreb, Feyenoord, Wolfsberg
Grupi L: Gent, Crvena Zvezda, Hoffenheim, Slovan Liberec
(Kosova Sot Online )