Lexoni edhe:
Carvajal humb ‘El Clasicon’ dhe mbi 15 ndeshje tjera
Luis Enrique, trajneri i Spanjës, është duke u munduar ta largojë presionin nga 17 vjeçari, Ansu Fati.
Talenti i Barcelonës ka shkëlqyer në dy takimet e para në La Liga duke shënuar tre gola.
Carvajal humb ‘El Clasicon’ dhe mbi 15 ndeshje tjera Lexoni edhe:
Ai shihet si pasardhësi i Lionel Messit, kur ky i fundit t’i varë atletet.
Sido që të jetë, Enrique është duke u munduar që të largojë presionin nga 17-vjeçari nga i cili si Spanja ashtu edhe Barcelona presin shumë.
“Ansu Fati pasardhës i Messi? E shoh Ansun pasardhës të Ansu”, u përgjigj Enrique.
I pyetur nëse ka frikë se mos Fati mund të gabojë dhe të digjet si lojtar, ai shtoi: “Nuk kam aspak frikë që gjërat për Ansu Fati po shkojnë shumë shpejt”.
“Do të mundohemi të kujdesemi për të”.
(Kosova Sot Online )