Djaloshi i kombëtares Kuq e Zi dhe modelja serbe e pagëzojnë djalin e tyre me emër anglez

  • E. /
  • 03 October 2020 - 12:25
Djaloshi i kombëtares Kuq e Zi dhe modelja serbe e pagëzojnë djalin e tyre me emër anglez

Berat Gjimshiti shkoi deri në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, sezonin e kaluar. E bëri këtë më larg se cilido shqiptar tjetër në kompeticionin më të rëndësishëm të klubeve në kontinent.

Megjithatë, për mbrojtësin shqiptar kuqezi (nga Presheva), viti 2020 do të mbetet i shënuar edhe për diçka tjetër. Ai u bë baba për herë të parë. Partnerja e kahmotshme e tij, bukuroshja serbe, Alisa Menkovic, solli në jetë djalin e parë.

Çifti nuk ra në hall për t’ia vendosur emrin, duke zgjedhur të mos ndaleshin në dy vendet, nga kanë rrënjët e tyre, Shqipëri dhe Serbi.

Për të evituar çdolloj pakënaqësie, Berati dhe Alisa preferuan një emër anglez; si zgjidhje kompromisi. Bebja, që erdhi në jetë këtë shtator, do të quhet Lion (luan, në anglisht). Ne i urojmë jetë të gjatë e të lumtur djalit të Gjimshitit, u bëftë si babi dhe përfaqësoftë fanellën kuqezi!

(Kosova Sot Online)