
Lexoni edhe:
E konfirmon Reali, pas Carvajal lëndohet edhe Odriozola
Achraf Hakimi ishte blerja e parë e Interit në merkaton e verës, ndërsa në dy performancat e para me fanellën zikaltër, anësori maroken i ka bindur të gjithë, duke shënuar një gol dhe dhënë dy asiste, që kanë entuziazmuar jo pak fansat e klubit milanez.
Bashkë me marokenin, në Milano ka ardhur edhe aktorja e njohur spanjolle Hila Abouk, e cila është prej disa kohësh në lidhje me Hakimin, ndërsa në fundi ka shprehur në Instagram gjithë kënaqësinë për performancën e të dashurit të saj në fushë.
E konfirmon Reali, pas Carvajal lëndohet edhe OdriozolaLexoni edhe:
“Një gol dhe një asist. Kampion”, shkroi aktorja spanjolle në Instagram pas ndeshjes me Beneventon, e cila ishte edhe e para e Hakimit si titullar me fanellën zikaltër.
Me origjinë tuniziane, Hiba ka lindur në Madrid dhe ka marrë pjesë në shumë seriale televizive spanjolle, ndërsa prej disa kohësh është e lidhur me Hakimin, ndonëse është edhe 12 vite më e madhe.
(Kosova Sot Online)