Lexoni edhe:
Dita e fundit e afatit kalimtar: Ku do të përfundojë Rashica?
Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli sot, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, me Lazion dhe Sevillën si destinacione të mundshme të tij.
Ndeshja kundër Lincoln City ne EFL Cup mund të ketë qenë e fundit për Xherdan Shaqirin, pasi që trajneri Jurgen Klopp nuk e sheh në planet e veta, ku pas ardhjes se Takumi Minamino dhe Diogo Jota konkurrenca ne ekipin e Liverpool është shtuar.
Shaqiri që nga fillimi i sezonit të kaluar ka vetëm 12 paraqitje, ku edhe lëndimet e kan penguar që t’i shfaqe aftësitë e tij.
Dita e fundit e afatit kalimtar: Ku do të përfundojë Rashica? Lexoni edhe:
Dy klubet të cilat kanë shfaqur interesim për 28-vjeçarin janë Lazio dhe Sevilla.
Vlera e lojtarit sipas të kuqve është rreth 22 milionë euro.
Vëmendja e klubeve është shtuare pas paraqitjes fenomenale ne ndeshjen kundër Lincoln City, ku triumfoi skuadra e Liverpool me rezultat 7:2, Shaqiri shënoj golin e parë nga goditja e dënimit.
Por lojtari nuk u ftua ne asnjërën prej ndeshjeve të ardhshme të Liverpoolit.
(Kosova Sot Online )