Lexoni edhe:
Dita e fundit e afatit kalimtar: Asnjë ofertë për Shaqirin
Choupo-Moting edhe zyrtarisht është futbollist i Bayern Munich.
Bayern Munich i ka befasuar të gjithë me blerjen e re.
Jean-Eric Maxim Choupo-Moting, ish futbollisti i Stoke City, që i shpenzoi dy vite te Paris Saint Germain, është zyrtarisht është transferuar te kampioni i Bundesligës.
Dita e fundit e afatit kalimtar: Asnjë ofertë për Shaqirin Lexoni edhe:
Lajmin e ka konfirmuar vet Bayerni përmes faqes zyrtare në ‘Twitter’.
Choupo-Moting ka bërë për dy sezone 51 paraqitje me PSG-në, ka shënuar 9 gola.
Ai nuk u pëlqye asnjëherë nga trajneri Thomas Tuchel, por Hansi Flick beson se mund t’i hyjë në punë te Bayerni.
Natyrisht, 31-vjeçri do të jetë zëvendësues i Robert Lewandowskit, sulmuesit më në formë në Evropë dhe pretendentit numër një për ‘Topin e Artë’ nëse France Football nuk do të kishte anuluar gjithçka për shkak të pandemisë.
(Kosova Sot Online )