Lexoni edhe:
Muriqi i uron mbarësi Kosovës kundër Maqedonisë Veriore: Zemrën e kam me ju
Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo nuk janë takuar e as nuk kanë folur me njëri-tjetrin për dy vite, por miqësorja e Spanjës kundër Portugalisë në Lisbonë i bëri bashkë ata përsëri.
Cristiano u largua nga Real Madridi dhe iu bashkua Juventusit në verën e vitit 2018, por disa gjëra që portugezi i kishte bërë, si mospërkrahja e Luka Modricit pas fitimit të Topit të Artë në vitin 2018, nuk u pritën mirë në zhveshtoren e Bernabeut.
Sidoqoftë, pas ndeshjes së Portugalisë kundër Spanjës, e cila përfundoi barazim pa gola të mërkurën mbrëma, Ramos shkoi në zhveshtoren e Portugalisë dhe e mori një fanellë të nënshkruar nga Ronaldo, së bashku me ta prezent ka qenë edhe ish-mbrojtësi i Real Madrid, Pepe.
Muriqi i uron mbarësi Kosovës kundër Maqedonisë Veriore: Zemrën e kam me ju
“Për shokun tim Sergio, me shumë dashuri,” Ronaldo i shkroi mesazh Ramosit, në foton e paqes.
Ramos e ka postuar foton në rrjete sociale, me një mesazh. “Ne jemi ende këtej… dhe shumë vite tjera do të vinë! I lumtur që ju shoh prapë, miqtë e mi,” është mesazhi në foto.
(Kosova Sot Online )