Lexoni edhe:
“Messi ka vuajtur si unë, nuk u treguan korrektë, më vranë shpirtërisht”
293 ndeshje si trajner i Milanit, 105 ndeshje si trajner i Juventusit, 241 ndeshje si trajner i Romës; kampion me të tria skuadrat, edhe pse titujt me Juventusin iu hoqën për çështjen “Calciopoli”.
Lidhja që Fabio Capello ka më tri klubet në fjalë nuk e ka prekur mendimin e tij objektiv sa i përket skuadrës favorite për titullin kampion.
“Messi ka vuajtur si unë, nuk u treguan korrektë, më vranë shpirtërisht”Lexoni edhe:
Për ish-trajnerin edhe të Real Madridit, Anglisë e Rusisë, favoriti për të triumfuar këtë sezon në Serinë A është Interi.
“Interi ia ka dalë të mbajë lojtarët më të mirë, Conte ka dy formacione në dispozicion, i ka rolet e dubluara. Mendoj se Interi është më pranë titullit se çdo skuadër tjetër”.
74-vjeçari analizoi edhe Juventusin e Pirlos, teksa dha një opinion të shkurtër edhe për Atalantën, Napolin, Milanin e Romën.
“Juventusi po kërkon të rinojë skuadrën. Kulusevski, Chiesa, McKennie janë të gjithë lojtarë të rinj, pra mendoj se është një kantier ndërtimi. Atalanta është një rrezik për Interin e Juven, po ashtu si Napoli. Më pas shoh Romën e Milanin si kandidatë për trofeun”.
(Kosova Sot Online)