Talenti i Chelseat: Shqipërisë i mungoi fati

  • E. /
  • 11 October 2020 - 17:32
Talenti i Chelseat: Shqipërisë i mungoi fati

Armando Broja, talenti i Chelseat i huazuar te Vittesse, luajti titullar në barazimin 0-0 të Shqipërisë me Kazakistanin.

Shqipëria e kërkoi sonte fitoren e dytë në grup në Ligën e Kombeve, në përballjen kundër Kazakistanit në Almati, por në fund barazoi pa gola dhe mori vetëm një pikë.

Tani Kuqezinjtë kanë katër pikë pas tri ndeshjeve.

“Sot kemi luajtur shumë lirë, kemi pasur shumë raste që të shënojmë gola, por sot nuk kishim shumë fat, pasi kemi bërë disa goditje dhe kemi luajtur më mirë”, tha ai.

Shqipëria ndeshjen e radhës e luan me Letoninë dhe aty, Broja shpreson që Kuqezinjtë t’i marrin tri pikë.

“Shpresojmë me Letoninë të fitojmë ndeshjen dhe të luajmë më mirë”, u shpreh ai për Super Sport.

(Kosova Sot Online)