Lexoni edhe:
Ylli suedez: Askush s’mund ta ndalë Ronaldon, ai vendos vetë gjithçka
Talenti brazilian i Real Madridit, Rodrygo, nuk dëshiron të bëhet “Neymari i ri”, sepse thotë se synimi i tij është ta shkruajë historinë e vet si Rodrygo.
Rodrygo është njëri prej futbollistëve të rinj më premtues dhe pjesë e kampionit të La Ligës, Real Madrid.
Ylli suedez: Askush s’mund ta ndalë Ronaldon, ai vendos vetë gjithçka Lexoni edhe:
Pasi iu bashkua Madridit nga Santosi për 45 milionë euro në vitin 2019, Rodrygo është krahasuar me yllin e Paris Saint-Germain, Neymar, dhe Robinhon, të cilin njëlloj si ai dolën nga klubi brazilian.
Ai është krahasuar me Neymarin që nga mosha 12-vjeçare, në fakt, kur kishte nënshkruar me Nike për t’u bërë atleti më i ri që sponsorizohet nga kjo kompani.
Por Rodrygo nuk ndihet rehat me krahasimet dhe shpreson se do ta krijojë historinë e vet, ndryshe nga bashkatdhetarët e vet.
“Që prej fillimit të karrierës sime, kur e nisa në Santos, njerëzit filluan të më krahasonin me Neymarin dhe Robinhon. Gjithmonë e kam pasur këtë peshë mbi supe”, tha Rodrygo.
“Unë gjithmonë kam thënë se dua të jem Rodrygo dhe ta shkruaj rrëfimin tim, ndërsa Robinho dhe Neymar janë idhuj të mëdhenj të Santosit dhe ekipeve ku kanë luajtur. Unë sapo e kam nisur dhe mendoj se ekziston vetëm një Neymar”, shtoi ai.
“Unë thjesht dua të jem Rodrygo”, këmbënguli ai.
(Kosova Sot Online )