![FIFA njofton se tri kombëtare janë përjashtuar](/uploads/kosova-sot/images/2023/February/27/200x200_FIFAClubWorldCup-September20221677489322.jpg)
Tyson i përshpejton stërvitjet 1 muaj para meçit, duket i frikshëm
![Tyson i përshpejton stërvitjet 1 muaj para meçit, duket i frikshëm](/uploads/kosova-sot/images/2020/October/13/auto_mike-tyson-roy-jones-jr-600x3601602595050.png)
Mike Tyson dhe Roy Jones Jr. i kanë përshpejtuar përgatitjet për meçin e shumëpritur të muajit të ardhshëm. Të dy legjendat e boksit duken në formë të jashtëzakonshme fizike para luftës në ring.
Ish-kampioni i padiskutueshëm i botës në kategorinë e rëndë, Tyson, është duke stërvitur pa pushim që një kohë të gjatë dhe madje pretendon të jetë në gjendje për t’u përballur me boksierët e tanishëm të kategorisë së rëndë.
54-vjeçari e ka publikuar një varg videosh nga stërvitjet, ku shfaqet në formë mahnitëse fizike për moshën e tij.
Jones, edhe pse është tri vjet më i ri, nuk është favorit për ta fituar meçin, i cili do të zhvillohet më 28 nëntor në Kaliforni.
Kur ka mbetur vetëm edhe një muaj deri në ditën e meçit, Tyson duket i regjur nga stërvitjet dhe plotësisht i gatshëm për t’u kthyer në ring.
Në një video të publikuar në Instagram të hënën, amerikani sorollatet nëpër ring i zhveshur duke folur për meçin.
“Çfarë duhet të jesh për të qenë i guximshëm? Duhet të kesh frikë për të qenë i guximshëm”, thotë Tyson.
“Kjo i bën njerëzit të thonë se je i guximshëm, sepse e dinë se ke frikë”.
(Kosova Sot Online)