
Real Madridi heq dorë nga Kante dhe Pogba për Camavingan

Real Madridi e ka Eduardo Camavinga prioritet për mesfushë, para N’Golo Kantes dhe Paul Pogbas.
Madrilenët pritet që verën e ardhshme të tentojnë për talentin francez Camavinga për repartin e mesfushës, por në rast dështimit për arsyeje të çmimit, atëherë do të tentojnë për Kanten ose Pogban.
Mesfushori i Chelseat Kante i ka prishur raportet kohët e fundit me trajnerin e vet, Frank Lampard, dhe skuadra spanjolle është zgjedhja e tij e parë, ndërsa në gare për lojtarin e Chelsea është edhe skuadra italiane Inter, e cila tentoi edhe verën që lamë pas.
Por gjiganti spanjoll e preferon më parë 17-vjeçarin sesa 29-vjeçarin, mosha në mes të dyve e bën më të preferuar talentin e Rennes për mesfushë.
Francezi i trete në listën për mesfushë është edhe Pogba, i cili së fundmi e pranoi se ëndrra e tij është të luajë për Realin.
Listës së francezëve iu bashkohet edhe sulmuesi Kylian Mbappe, i cili mbetet prioriteti kryesor i madrilenëve për sulmin në vitin 2021.
(Kosova Sot Online)