Lexoni edhe:
Pamje nga përleshja e Messit me Bolivinë: Çfarë dreqi ke, qeros?
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, uron që të rinjtë kosovarë do ta përdorin Robin Krasniqin, i cili u shpall kampion i botës në bosk pas shumë përpjekjeve, si burim frymëzimi për t’i prekur ëndrrat.
Boksieri kosovar – i cili lufton nën flamurin gjerman – e mposhti Dominic Boeselin me një nokaut dërrmues në rundin e tretë në Magdeburg dhe u shpall kampion i përkohshëm i botës në WBA dhe kampion bote në IBO në kategorinë gjysmë të rëndë të shtunën.
Pamje nga përleshja e Messit me Bolivinë: Çfarë dreqi ke, qeros?Lexoni edhe:
Krasniqi nuk ka humbur kohë dhe ka ardhur në atdhe për një vizitë, gjatë të cilës është takuar edhe me kryeministrin e vendit, Hoti.
I dëbuar prej Kosovës si adoleshent nga forcat serbe në luftën e fundit, Krasniqi migroi në Gjermani ku ndërtoi karrierë prej boksieri dhe pas dy dështimeve në shtatë vjetët e fundit, ai doli ta jetësoi ëndrrën për t’u bërë kampion bote.
“Haxhi Krasniqi nuk u dorëzua asnjëherë. Me punë të palodhshme dhe përkushtim drejt ëndrrës, ai e ka sjellë në Kosovë titullin e Kampionit të Botës në Boks” shkroi Hoti në Facebook.
Ai shtoi: “Sot, pata nderin ta pres dhe ta përgëzoj për titullin. Uroj që Haxhiu të jetë inspirim për të rinjtë që të aspirojnë, të provojnë dhe t’i prekin ëndrrat.”
Boksieri nga Kosova, i cili i kishte humbur luftërat për kampion bote në vitet 2013 dhe 2015, ishte kundërshtar zëvendësues i australianit Zac Dunn kundër Bosel.
E djathta e Krasniqit ishte aq e fortë dhe e shpejtë, saqë boksieri gjerman u rrëzua si një lis i madh dhe koka iu përplas për dyshemeje.
Krasniqi e festoi fitoren më të madhe në karrierë dhe u shpreh tejet i lumtur pas meçit.
Ai kishte thënë se triumfi kundër Boesel për titullin e kampionit të botës në kategorinë gjysmë të rëndë të shtunën, e ka bërë njeriun më të lumtur në botë, saqë edhe sikur të bëjë boks edhe njëmijë herë nuk do të ndihet më mirë.
“Kjo është dita më e madhe dhe më e bukur në jetën time. Nuk ka para në botë që më bëjnë të ndihem kaq mirë. Mund të bëj boks edhe njëmijë herë të tjera, por kurrë nuk do ta harroj këtë ditë”, kishte thënë Krasniqi për ARD pas meçit.
“Do të festoj deri të zbardhë dita sërish. Faleminderit të gjithë atyre që besuan në mua. Këtë luftë e prita për 15 vjet”, shtoi kosovari.
(Kosova Sot Online)