
Lexoni edhe:
“Neymar do të jetë gati për Manchester Unitedin”
Ballkani e ka fituar ndeshjen hapëse të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll. Therandasit e kanë mposhtur Arbërinë me përmbysje me rezultat 4:2, në një ndeshje me polemika.
Pas sfidës të premten, është koha për të tjera të shtunën në Superligën e Kosovës.
Sot, me fillim nga ora 14:00, do të përballen Llapi vs Drenica dhe Prishtina vs Besa e Pejës.
Llapi vjen në këtë ndeshje pas barazimit 0-0 Prishtinën, derisa Drenica pas turpërimit 5-0 nga Ballkani.
“Neymar do të jetë gati për Manchester Unitedin” Lexoni edhe:
Në anën tjetër, Prishtina kërkon fitoren pas barazimit me Llapin, kurse Besa e Pejës, që mori pikët e para sfidën e kaluar, kërkon të vazhdojë me fitore.
Nesër do të mbyllet xhiro e gjashtë me sfidat Gjilani vs Drita dhe Trepça ’89 vs Feronikeli.
(Kosova Sot Online )