Lexoni edhe:
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve, ndeshjet më interesante
Samuel Eto’o e ka kritikuar ashpër revistën franceze, France Football, e cila e cilësoi ish-sulmuesin e Kamerunit si anësor në nominimin për Ekipin e Ëndrrave të Topit të Artë.
Eto’o ka pasur një karrierë legjendare në ekipe si Inter, Barcelona, Chelsea dhe Mallorca.
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve, ndeshjet më interesante Lexoni edhe:
Ai ka fituar tri La Liga dhe dy Liga të Kampionëve bashkë me ekipin blaugranas para se t’i bashkohej Interit me të cilin e fitoi edhe një tjetër Ligë të Kampionëve.
Në total, Eto’o i ka shënuar 371 gola në 764 ndeshje, gjithashtu ka qenë pjese e ekipit të vitit nga UEFA në vitin 2005 dhe 2006.
Sidoqoftë, Eto’o të gjitha këto i ka fituar duke luajtur si sulmues qendror.
Si rezultat i kësaj, 39-vjeçari ndien se France Football nuk e ka respektuar duke e vlerësuar si sulmues të krahut të djathtë.
“Faleminderit, por unë kam luajtur 1-2 sezone në krahun e djathtë (ndërsa kam 25 vjet karrierë duke luajtur në qendër),” shkroi Eto’o në Twitter.
“Mungesë respekti nga France Football, sidoqoftë!
(Kosova Sot Online )