Lexoni edhe:
Pamje: Pasioni romantik i Hulkut me mbesën e ish-gruas
Vedat Muriqi e ka lartësuar paraqitjen e skuadrës së vet pasi debutoi për Lazion në Ligën e Kampionëve me fitore 3:1 kundër Borussia Dortmundit të martën, duke u bërë përfaqësuesi i parë i Kombëtares së Kosovës që luan në një ndeshje të Ligës së Kampionëve – garës më prestigjioze evropiane për klube.
Sulmuesi i Kosovës ishte në stol për skuadrën e Lazios në ndeshjen hapëse në Grupin F kundër Borussia Dortmundit në Stadiumin Olimpik të Romës.
Pamje: Pasioni romantik i Hulkut me mbesën e ish-gruas Lexoni edhe:
Muriqi debutoi nga stoli, kur u fut në lojë në minutën e 67-të në vend të Joaquim Correas dhe bëri paraqitje shumë të mirë.
26-vjeçari iu gëzua tri pikëve të skuadrës së vet dhe e lartësoi paraqitje e saj.
“Paraqitje dhe rezultat madhështor. Forca Lazio”, shkroi Muriqi në Instagram.
Me debutimin e tij stoli, sulmuesi nga Prizreni e shkroi historinë e futbollit kosovar, duke u bërë përfaqësuesi i parë i Kombëtares së Kosovës që luan në garën më të madhe evropiane për klube.
Që prej pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA më 2016, asnjëri prej përfaqësuesve të saj nuk ia kanë dalë ta sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
Shumica prej tyre kanë luajtur në kualifikime për Ligën e Kampionëve, por jo edhe në fazën grupore.
Muriqi, i cili i kushtoi mbi 18 milionë euro klubit nga kryeqyteti italian, debutoi për Lazion në Serie A këtë fundjavë në humbjen e thellë 3:0 kundër Sampdorias.
Ai vinte nga një lëndim i gjatë i cili ia shtyu debutimin për klubin e ri dhe bëri që të mungojë në ndeshjet e Kosovës në tetor, përfshirë në takimin historik që dardanët e humbën kundër Maqedonisë së Veriut.
(Kosova Sot Online )