Lexoni edhe:
Berisha në formacionin e javës në Francë, me notë të njëjtë si Neymari
Milani ka njoftuar se Jens Petter Hauge dhe Gianluigi Donnarumma kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus, vetëm disa orë para ndeshjes kundër Romës në Serie A.
Përveç dy lojtarëve, kuqezinjtë kanë konfirmuar se edhe tre anëtarë të tjerë të klubit kanë dalë pozitivë me koronavirus, po ashtu.
Berisha në formacionin e javës në Francë, me notë të njëjtë si NeymariLexoni edhe:
“Milani njofton se rezultatet që i kemi pranuar nga laboratori dje në mbrëmje janë kthyer pozitive për Gianluigi Donnarumma, Jens Petter Hauge dhe tre anëtarë të tjerë të ekipit”, thuhet në njoftimin e gjigantit italian.
Ata nuk kanë simptoma dhe janë izoluar menjëherë në shtëpitë e veta.
Milani luan me Romën sonte dhe nuk do të mundë të llogarisë në portierin kryesor Donnarumma.
(Kosova Sot Online)