![Yamal flet për eksperiencën e hatashme tek Barça](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/19/200x200_Yamal-600x3601721377977.jpg)
“Do të luftoj deri në çastin e fundit” – Zidane s’shqetësohet se mund të shkarkohet
![“Do të luftoj deri në çastin e fundit” – Zidane s’shqetësohet se mund të shkarkohet](/uploads/kosova-sot/images/2020/October/27/auto_zinedinezidane-cropped_zinedinezidane_cropped_ic1b7khguo81r69x1b6lbhv5-600x3601603791291.jpg)
Zinedine Zidane ka thënë se nuk i ka shkuar në mendje të japë dorëheqje, pavarësisht presionit të madh me të cilin përballet si trajner i Real Madridit.
Francezi ishte nën trysni pas humbjes se Realit kundër Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve javën e kaluar në ndeshjen hapëse të grupit.
Para asaj disfate Madridi kishte humbur nga Cadiz në La Liga, prandaj trysnia ndaj Zidanit ishte rritur dukshëm.
Por skuadra e Zidanit reagoi për mrekulli në fundjavë duke e mposhtur Barcelonën në El Clasicon e parë këtë sezon, falë golave nga Federico Valverde, Sergio Ramos dhe Luka Modric.
Duke folur në një konferencë për media para ndeshjes kundër Borussia Monchengladbach në Ligën e Kampionëve, Zidane tha se mendjen e ka vetëm te kjo ndeshje dhe asgjë tjetër.
“Unë mendoj për ndeshjen e nesërme, jo se a duhet të jap dorëheqje apo jo. Do të luftoj deri në ditën e fundit. E pastaj shohim”, tha Zidane.
(Kosova Sot Online)