![](/uploads/kosova-sot/images/2020/October/27/200x200_zinedinezidane-cropped_zinedinezidane_cropped_ic1b7khguo81r69x1b6lbhv5-600x3601603791291.jpg)
Lexoni edhe:
“Do të luftoj deri në çastin e fundit” – Zidane s’shqetësohet se mund të shkarkohet
Khabib Nurmagomedov e ka treguar shkallen e dëmit në shputën e këmbës që e kishte thyer vetëm tri javë para triumfit kundër Justin Gaethje në UFC 254.
Presidenti i UFC-së, Dana White, konfirmoi një ditë pas meçit të së shtunës se Nurmagomedov e kishte thyer shputën e këmbës vetëm tri javë para meçit për mbrojtjen e titullit të botës në kategorinë e lehtë në UFC kundër Justin Gaethje.
“Do të luftoj deri në çastin e fundit” – Zidane s’shqetësohet se mund të shkarkohetLexoni edhe:
Khabib – i cili u pensionua menjëherë pasi e mundi kundërshtarin e vet amerikan Gaethje dhe u konfirmuar si kampion i padiskutueshëm i botës – nuk i kishte treguar presidentit të UFC-së për lëndimin e rëndë para se të futej në kafaz në Ishullin e Luftimit.
Luftëtari rus kishte zgjedhur ta nderonte babanë e vet të ndjerë me një paraqitje mbresëlënëse dhe pastaj konfirmoi se do ta respektoj dëshirën e të ëmës për t’u pensionuar nga sporti.
Gaethje vlerësohej si kundërshtari më i fortë me të cilin Khabib do të përballej, por 32-vjeçari s’e bëri hesap amerikanin duke e detyruar të dorëzohej në rundin e dytë pasi e shtrëngoi në fyt.
Khabib u pensionua pas 29 fitoreve dhe asnjë humbjeje në karrierën e tij mahnitëse në UFC.
Duke folur në një konferencë për media pas meçit, White zbuloi se ishim me fat që e pamë Khabibin duke luftuar të shtunën.
“Dëgjoni, ajo nëpër të cilën ka kaluar ky djalosh, të gjithë ne jemi me fat që e pamë sonte duke luftuar”, tha White për media.
“Po dëgjoj gjëra që nuk i dija më herët, të cilat ju do t’i dëgjoni sapo të flasë ai më vonë”, shtoi ai.
“Ai ishte në spital sepse e kishte thyer këmbën tri javë më parë. Ai i kishte thyer dy gishta të këmbës dhe një asht, apo kështu diçka. Kështu më tha ekipi i tij, por ai e kishte mbajtur të fshehtë. Ai është njëri prej njerëzve më të fortë në planet”, nënvizoi ai.
Këtë e ka dëshmuar edhe vetë Khabibi duke publikuar fotografi që e dëshmojnë se kishte thyer shputën e këmbës.
(Kosova Sot Online)