
Lexoni edhe:
Plani i NBA-së për sezonin e ri
Hiç më pak se tetë lojtarë kanë munguar në stërvitjen e stome të Lazios, që sipas mediave italiane, është tregues se virusi ngjitës Covid-19 është përhapur me të madhe në skuadrën e yllit të Kosovës Vedat Muriqit.
Përfaqësuesi i Kosovës Vedat Muriqi e ka kryer koronavirusin në fillim të këtij muaji, menjëherë pasi iu bashkua Lazios nga Fenerbahce.
Plani i NBA-së për sezonin e riLexoni edhe:
Të kaltrit stërvitën të martën në mëngjes në mungesë të një numri të madh të futbollistëve të ekipit të parë, para takimit të së mërkurës kundër Club Brugge në Ligën e Kampionëve.
Lojtarët që munguan ishin: Luis Alberto, Immobile, Andreas Pereira, Lucas Leiva, Manuel Lazzari, Danilo Cataldi, Luiz Felipe dhe portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha.
Mediat italiane sugjerojnë se bëhet fjalë për një përhapje të madhe të Covid-19 në skuadrën e Lazios edhe pse kjo nuk është konfirmuar ende nga klubi.
Raportohet se trajneri Simone Inzaghi e provoi këtë formacion në stërvitje: Reina; Patric, Hoedt, Acerbi; Marusic, Akpa Akpro, Parolo, Milinkovic, Fares; Correa, Caicedo.
(Kosova Sot Online)