Lexoni edhe:
Futbollisti i Shqipërisë humb ndeshjen vëllazërore ndaj Kosovës
Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, mendon se orari i ndeshjeve është i tepërt për futbollistët dhe sipas tij “ne po i vrasim ata”.
Për shkak të orarit të ngjeshur të ndeshjeve, që ka ardhur edhe për shkak të pandemisë që ka paralizuar gjithë botën, çdo ekip po luan ndeshje pothuajse çdo tre ditë në gara të ndryshme dhe kjo sipas Tuchel do t’i mbysë futbollistët.
Futbollisti i Shqipërisë humb ndeshjen vëllazërore ndaj KosovësLexoni edhe:
Nga kjo më së shumti dëmtohen futbollistët më të mirë për faktin se edhe kur ekipet kanë pushime për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare, më të mirët nuk janë të lirë pasi gjithmonë ftohen nga vendet e tyre.
“Ne do t’i vrasim lojtarët. Kjo është ajo që unë kam thënë gjithmonë. Ne do t’i vrasim ata sepse ka një lidhje të rëndësishme midis përgatitjes, performancës dhe pushimit”, tha Tuchel në një konferencë shtypi.
“Në futboll gjithmonë vuajnë lojtarët më të mirë sepse ata gjithmonë do të luajnë edhe për vendin e tyre. Ata luajnë gjatë pushimit, ata udhëtojnë dhe kjo është shumë për mendimin tim. Ata nuk kanë një fazë rikuperimi për t’i lejuar ata të kthehen dhe një fazë përgatitore. Ky nuk është sekret, kjo ndodh në sport. Përgatitja ndikon në dëmtime dhe performancë”.
“Pa përgatitje, lojtarët janë më të brishtë dhe të vështirë për t’u menaxhuar. Ky nuk është një justifikim, është e vërteta. Ne do të kërkojmë zgjidhje dhe shpresoj se do të gjejmë disa”.
(Kosova Sot Online )