
Juve nuk ndalet tani, shënon edhe Rabiot

Juventusi e ka gjetur sërish rrjetën në ndeshjen kundër Spezias.
Pas Cristiano Ronaldos, që shënoi në ndeshjen e parë pas kthimit në fushë, golin e ka gjetur edhe Adrien Rabiot.
Edhe ai si Ronaldo, shënoi pas vetëm pak minutave në fushë.
Rabiot hyri në lojë në vend të Rodrigo Bentancur në minutën e 62’, derisa në atë të 68’ e dërgoi topin në rrjetë për 3-1.
Derisa CR7 e zëvendësoi Paulo Dybalan dhe u rikthye pas më shumë se dy javësh në izolim, për shkak të koronavirusit, pasi kishte rezultuar pozitiv sa ishte me Portugalinë.
(Kosova Sot Online)