Deontay Wilderin s’do ta shohim në ring kurrë më sepse është frikacak, thotë Whyte
Dillian Whyte beson se Deontay Wilder nuk do të luftojë më dhe do të pensionohet së shpejti, pasi nuk pranoi të futet në ring kundër Tyson Fury për herë të tretë në dhjetor.
Fury e rrahu brutalisht me nokaut në rundin e tretë Wilderin në rimeçin mes tyre në Las Vegas në shkurt. Wilder dhe Fury kishin marrëveshje për trilogji, e cila duhej të ndodhte në dhjetor, por ajo ujdi duket të jetë prishur, pasi Fury njoftoi se do ta mbrojë titullin në kategorinë e rëndë në WBC kundër një boksieri tjetër muajin e ardhshëm në Londër,
Pas plot muajve heshtjeje, së fundmi Wilderi u arsyetua në mënyra të ndryshme për disfatën tronditëse dhe ia la fajin britanikut për dështimin e trilogjisë.
Por arsyetimet e tij s’i kanë lënë mbresa britanikut Dillian Whyte, i cili ka thënë për Sky Sports: “Mendoj se nuk do ta shohim Wilderin në ring përsëri”.
“Ai është frikacak dhe i pandershëm”, shtoi ai.
“Sjellja që e ka treguar dhe mënyra sesi ka vepruar ai, duke i fajësuar të gjithë përveç vetes dhe duke e hequr qafe personin e vetëm në ekipin e vet i cili di gjithçka për boksin, është thjesht e çuditshme”, nënvizoi ai.
Trajneri Mark Breland, i cili e hodhi peshqirin e bardhë në ring për ta shpëtuar Wilderin kundër Fury, është vlerësuar si tradhtar dhe nuk është më pjesë e ekipit të ish-kampionit të botës në WBC.
(Kosova Sot Online)